Home Uncategorized A do të vijë mesazhi i shumë pritur i Kejsit për Stresin?

A do të vijë mesazhi i shumë pritur i Kejsit për Stresin?





Nesër mbrëma do të mbahet nata e radhës e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, e cila transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Spektakli i radhës pritet të jetë i stërmbushur me ngjarje dhe surpriza të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”.

E tëra si rezultat i një javë super të tensionuar me debate të ashpra dhe thashetheme nga më të ndryshmet mes banorëve të shtëpisë së BBVK-së.





Pas afro 60 ditësh, a do të vijë mesazhi i shumë pritur i Kejsit për Stresin? Po ashtu, në spektaklin Prime të së premtes mbrëma do të jepet premiera ekskluzive e këngës “Je e vetmja dashuri” nga Ana dhe Getinjo.

Një gjë është e sigurt, ky Prime do të ju mbajë të mbërthyer para ekranit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.