Home Uncategorized Zbulohet ‘mashtrimi’ i produksionit? Ganja nuk doli nga mungesa e votave?

Zbulohet ‘mashtrimi’ i produksionit? Ganja nuk doli nga mungesa e votave?





Ishte spektakli i 15-të me radhë i ‘Big Brother Vip Kosova’ kur produksioni e hapi një televotim që kishte të bënte me banorin më pak të preferuar, derisa të gjithë konkurrentët ishin në stres, personi që u shpall më e votuar për të qëndruar ishte Mbresa.

Kjo e fundit përsëri gjendet në nominim dhe rrezikon që të këtë të premte të largohet nga gara Në anën tjetër, Ganimete Abazi – Ganja ishte banorja më pak e votuar dhe si pasojë e kësaj edhe hoqi dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Një koment në faqen zyrtare të Big Brother Vip Kosova në Instagram i hodhi disa dyshime mbi votimin e natës së kaloi duke thene se ishte produksioni ai qe ngaterroi votuesit me pyetjet.





”Njerezit e kane keqkuptu votimin e mbremshem, eshte vete Bigu qe e ka nderru menyren e votimit nga mesi i lojes prandaj edhe shikuesit kane votuar gabim. Ne minuten e 15-te ne ekran shfaqen te gjithe konkurrentet dhe thone votoni per ”Cili banor eshte i PREFERUARI”.

Ndersa nga minuta e 30-te ne ekran e ndryshojne e bejne votoni per banorin me pak te preferuar qe i bie qe fajet i ka Bigue jo shikuesit nuk mundesh ta ndryshoj ne mes te lojes menyren e votimit”, ka shkruar nder te tjera nje ndjekese../nzoom.biz/