Home Uncategorized Vedati zbulon një “sekret” rreth Stupcave

Vedati zbulon një “sekret” rreth Stupcave





Banori i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vedati ka folur me konkurrenten e tij, Mbresën rreth grupit humoristik Stupcave.

Pos tjerash, Mbresa është shprehur e interesuar të dijë edhe për improvizimet që ndodhin në prapaskenat e xhirimeve.

Vedati nuk ka hezituar aspak t’i tregojë për punën që bën, ndërsa ka theksuar faktin se në raste të ndryshme, ata dalin nga skenari.

“Beso që ndonjë moment improvizojmë diçka, por ajo përshtatet me temë dhe hyn në skenar, kjo është më e mira”, ka thënë ai pos tjerash.