Home Uncategorized “Ja pse Big Brother nuk lejon surpriza për Luiz Ejllin”, piloti Arbër...

“Ja pse Big Brother nuk lejon surpriza për Luiz Ejllin”, piloti Arbër Xhaja i rrëfen publikut të vërtetë





Arbër Xhaja, është piloti i cili u bë i famshëm vitin e kaluar, falë Monika Lubonjës madje Romeo Veshaj dhe Elgit Doda i dedikuan atij këngën ‘Piloti i zemrës’ i ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Arbër Xhaja rrëreu se këtë vit rregullat e Big Brother VIP, janë tërësisht ndryshe.

Fansat vazhdojnë të këmbëngulin të dërgohen parashuta me dedikime për të preferuarin e tyre Luiz Ejlli, por siç e kemi parë të gjithë, produksioni i ka kërkuar banorëve të futen brenda në shtëpi dhe të mos shohin dedikimet e fansave. Ester Bylyku: Ishte planifikuar një surprizë për Luizin, të cilën edhe ti e ke postuar në rrjetet e tua sociale, por nuk është realizuar sepse ke thënë që nuk të ka lejuar produksioni. Pse?





Arbër Xhaja: Produksioni ka marr nje vendim që në fillim që të mos lejohen fluturimet për momentin. Duke qenë se kam qenë pjesë e Big Brother vjet, vendosa ta respektoja këtë vendim. Ester Bylyku: A ke pyetur përse nuk lejohen?

Arbër Xhaja: Jo, nuk i kam pyetur sepse nuk kam dashur të përzihem por më kanë thenë që do të na lajmërojnë në një moment të dytë. Në intervistën e tij, “Piloti i zemrave” rrëfeu si po manipulohet Kiara Tito, dhe cila nga banoret ka një të dashur në Ekuador./OraNews/

Shiko videon: