Home Uncategorized E RËNDË: VDES NË MOSHË TË RE MUHARREM PLLANA, PARA PAK KOHE...

E RËNDË: VDES NË MOSHË TË RE MUHARREM PLLANA, PARA PAK KOHE I KISHTE VDEKUR DJALI / FOTO

Familja Pllana nga fshati Dolak i Vushtrrisë është përballur me tri humbje të mëdha në fundin e vitit që lamë pas dhe fillimin e këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmjen e 2 nëntorit, dy të rinjtë Shkëlqim Pllana 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar, kishin humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në Gojbulë të Vushtrrisë.





E vetëm tre muaj më vonë është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare babai i Malsorit, Muharrem Pllana.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

I ndjeri do të varroset nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Dolak.