Home Uncategorized Sulmohen gazetarët e “Kallxo” në veri, reagon AGK-ja

Sulmohen gazetarët e “Kallxo” në veri, reagon AGK-ja





Janë su.lmu ar gazetarët e “Kallxo” në veri, e pas kësaj ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ky asociacion ka kërkuar nga policia që që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës. Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.