Home Uncategorized Ndalohet edhe një person që kërcënoi Zana Avdiun

Ndalohet edhe një person që kërcënoi Zana Avdiun





Edhe një person është ndaluar nga autoritetet pasi që e kishte kërcënuar opinionisten Zana Avdiu.

Avdiu ditë më parë e kishte kritikuar veprimin e futbollistit të Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Xhaka gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Kupën e Botës kishte kapur organet gjenitale si kundërpërgjigje ndaj disa futbollistëve serbë, dhe një gjë të tillë Avdiu e kishte quajtur gjest të paedukatë, dhe e kishte kritikuar shpërndarjen e madhe që i ishte bërë asaj fotografitë të futbollistit të Arsenalit.





Kjo kishte sjellë një reagim të shumtë dhe të ashpër në rrjete sociale ku Avdiu kishte marrë kërcënime të shumta, të cilat tashmë kanë nisur të merren parasysh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’, derisa ndaj personit që ka qenë nën masën e ndalimit prej 48 orësh është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.