Home Uncategorized “Erdhi me plumb në shpatull” – Drejtoresha e Spitalit jep detaje për...

“Erdhi me plumb në shpatull” – Drejtoresha e Spitalit jep detaje për policin e plagosur mbrëmë në veri





Mbrëmë në orët e vona një polici i Kosovës ka mbetur i plagosur në Zveçan derisa ishte duke e kryer punën e tij. Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderin ka folur drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi.

Zhubi ka konfirmuar se polici është plagosur me plumb në shpatull, teksa ka shtuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Ajo shtoi se zyrtari policor për tretman të më tutjeshëm është dërguar në Prishtinë.

“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman ma të tutjeshëm”, ka thënë ajo për Insajderin.





Banditët e veriut sulmojnë me armë të gjata Policinë e Kosovës, lëndohet njëri prej tyre

Mbrëmë rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.”, ka njoftuar mbrëmë pas mesnate Policia.