Home Uncategorized Vra.sja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje...

Vra.sja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje tjera





Sadije Miftari-Godeni po dyshohet se është v.ra nga bashkëshorti i saj Izet Godeni sot në orët e hershme të mëngjesit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se çifti kanë edhe dy fëmijë. Vik.tima ka qenë edhe arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Vr.as je dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa është konfirmuar se dorasi është vetdorëzuar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vr.as.je të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa je.të në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit,





rasti është cilësuar vra.s.je e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i vikt.imës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Burimet e Insajderit thonë se presoni që vr.a.u gruan e tij është Izet Godeni, 70 vjeç, shkruan Insajderi.