Home Uncategorized Sot konsiderohet si një ndër femrat më të bukura, aktorja tregon se...

Sot konsiderohet si një ndër femrat më të bukura, aktorja tregon se si e tallnin në shkollë për pamjen e saj





Aktorja e njohur, Anya Taylor-Joy ka treguar se është bullizuar në shkollë për mënyrën se si dukej.

Ylli i shumë filmave foli për fëmijërinë e saj në një intervistë për “The Drew Barrymore Show”, ku falenderoi prindërit e saj që e mësuan se si ta përballojë këtë periudhë të vështirë.

“Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të dukjes sime, nëna ime gjithmonë thoshte të shikosh në brendi të dikujt. Ti shikon brenda dikujt që nuk e sheh në klasë. Nuk shikon se çfarë nuk është në rregull me punën e tyre, por vetëm nëse ju pëlqen zemra e personit.

Dhe unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi”, është shprehur ajo. Aktorja ka folur edhe në të kaluarën për pamjen e saj, duke theksuar se nuk e mendon veten si të bukur. “Nuk mendoj se jam mjaft e bukur për të aktruar në filma.





Tingëllon patetike dhe i dashuri im më paralajmëron se çfarë do të mendojnë njerëzit për shkak të asaj që them, por thjesht mendoj se jam e çuditshme”, deklaroi aktorja.