Home Uncategorized Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vr.au në mënyrë makabre gruan...

Ekskluzive: Ky është burri që dyshohet se vr.au në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë





Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një familje në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vr.ar.ë bashkëshorten e tij. I dyshuari është dorëzuar në organet e hetuesisë dhe ka pranuar krimin e kryer.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Izet Godeni, 70-vjeçar.

Godeni dyshohet se gjithë aktin makabër ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëp.atë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës ku kanë hasur në trupin e viktimës. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.





Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.