Home Uncategorized Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav”

Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav”





Ka përfunduar aksioni i Partisë Social Demokrate para ndërtesës së ish-Rilindjes ku janë disa ministri aty. Aktivistët kishin hedhur disa qershi para kësaj ndërtese. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të kësaj partie qëndruan duke e pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’i kërkuar llogari për arritjen e marrëveshjes për targa në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, Kurti nuk doli dhe kësisoj aktivistët e PSD-së filluan duke u larguar. Në atë moment, disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ju drejtuar “Hani qershiat që i keni psh***rr”.

I menjëhershëm qe reagimi nga PSD-ja të cilët thanë: “ Mshefnu skutave”.

Hedhja e kunjave vazhdoi mes ish-bashkëpartiakëve duke ju drejtuar aktivistëve të PSD-së “ A po e kallni naj kerr”.





Ndryshe, aktivistët e kësaj partie kanë protestuar nën moton “Një grusht qershi për Kryeministrin!”.

“Përmes kësaj periudhe e morëm vesh që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin gjermano-francez. Në të njëjtën kohë, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, përmes bartësit të tij na njoftoi se ka hequr dorë nga gjithë këto manovra… Në marrëveshjen e mbrëmshme Kryeministri e ka pranuar edhe asociacionin” ka thënë i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se qershitë janë vendosur duke u bazuar në fabulën e famshme me qershi.

Molliqaj ka adresuar se kritika në drejtim të Qeverisë për marrëveshjen e mbrëmshme për targat. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, është pranuar plani franko-gjerman.