Home Uncategorized Nuk jemi të interesuar për njohje të Kosovës, thotë Vuçiç

Nuk jemi të interesuar për njohje të Kosovës, thotë Vuçiç





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë pas marrëveshjes së mbrëmshme për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për media në Bosnje-Hercegovinë, Presidenti i Sebisë, Aleksandar Vuçiç tha se s’jemi të interesuar për njohje reciproke me Kosovën.

Në lidhje me Rezolutën e Parlamentit Evropian ku kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia. Vuçiç tha se ajo “është rekomandim”, derisa i shtroi pyetje BE-së “pse keni qenë duke e fshehur këtë”.

“Ju falemnderit për shqetësimin e madh tuajin, por s’jemi të interesuar për njohje të ndërsjellë me Prishtinën”, ka thënë ai.





Presidenti serb ka theksuar se mbrëmë ka folur 50 herë me Brukselin.

Tërthorazi, Vuçiq ka thënë se BE-ja ka kërkuar nga ai të vendosin sanksione ndaj Rusisë por Serbia nuk do ta bëj një gjë të tillë.

“Edhe nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, ata do të thoshin se është mirë kjo që keni bërë, por nesër do dilnin me një rezolutë të re. Unë kam mjaft përvojë, jam veteran politik. Kam folur mbrëmë me Brukselin 50 herë. Nuk jam i mërzitur nga rekomandimet e tyre”.