Home Uncategorized Më e lumtur se kurrë, Enca Haxhia merr dedikimin e ëmbël nga...

Më e lumtur se kurrë, Enca Haxhia merr dedikimin e ëmbël nga i dashuri





Pak kohë më parë, “iconstyle al” zbuloi ekskluzivisht se Enca po shijonte një lidhje të re dashurie me një djalë jo me origjinë shqiptare, ishim sërish ne që publikuam foton e çiftit duke shijuar së bashku jugun e Shqipërisë.

Së fundmi ka qenë vetë këngëtarja e cila ka ndarë në Instagram një mesazh romantik që partneri i saj i ka lënë në një letër “Faleminderit që je e imja,”-shkruhet në letër.

Një gjest shumë domethënës që sigurisht edhe Encën duket se e ka bërë të ndihet shumë mirë nga reagimi i saj.

Enca Haxhia gjithmonë ka qenë diskrete sa i përket jetës së saj private dhe asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj dashurore.





Mirëpo me këtë veprim të fundit, ajo duket se nuk e ka ndërmend ta fsheh se është shumë e lumtur me marrëdhënien e saj, thjesht po i qëndron larg vëmendjes së tepruar.

Përsa i përket karrierës së saj muzikore, prej kohësh ajo ka marrë një pauzë duke shijuar pushimet e njëpasnjëshme në vende ekzotike apo edhe në ishujt grek.

Enca shpesh është përfolur edhe për blerjen e klikimeve, mirëpo në një intervistë së fundmi CEO i “Acromax”, Aldor Nini e hodhi poshtë këtë duke u shprehur se pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale./Iconstyle/