Home Uncategorized Mjekët paralajmërojnë valë të re të COVID-19 gjatë këtij dimri

Mjekët paralajmërojnë valë të re të COVID-19 gjatë këtij dimri





Eksperti kryesor i Covid jep parashikimet e tij të hershme për Krishtlindje pasi “tufa e shtameve Omicron kërcënon dimrin”.

Derisa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një ekspert ka dhënë parashikimet e tij të hershme për Krishtlindje.

Gjatë dy viteve të fundit, britanikët nuk kanë mundur t’i festojnë festat e fundvitit, për shkak të përhapjes së virusit.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar një grumbull të llojeve të Omicronit që mund të jenë kërcënuese për dimrin.





Profesori Tim Spector i Kings College London, i cili është eksperti pas aplikacionit “ZOE Symptom Tracke”r, ka thënë se një valë e re e virusit mund të ndodh në janar të vitit të viti të ardhshëm.

Të dhënat nga aplikacioni aktualisht thonë se në baza ditore raportohen 215 mijë e 576 raste, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Spector tha se rastet mund të zbresin deri në 80 mijë në ditë në javët e ardhshme, duke pretenduar se infeksionet në këtë valë të fundit kanë arritur kulmin.





Lloji i Omicronit është ende varianti kryesor që qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar dhe është konstatuar se është më i butë se të tjerët që dolën para tij.

Mjekët kanë paralajmëruar një kërcënim të trefishtë të nënvarianteve të Omicronit, që mund të shkaktojnë kërdi.

Tutje, ata kanë bërë të ditur që në këtë valë mund të sundjnë llojet e virusit të njohura si quajtura BQ.1.1 dhe BA.2.75.2.