Home Uncategorized SHOWBIZ “Jeta e luksit që ke a të bën të lumtur?”/ Amara...

SHOWBIZ “Jeta e luksit që ke a të bën të lumtur?”/ Amara Toska i përgjigjet ndjekësit: Kjo jeta vaj është jeta e Instagramit, unë kam…





Që pasi u largua nga televizionit duke u angazhuar në biznes, Amarda Toskën rrallë e kemi parë nëpër intervista, megjithatë ajo iu jep herë pas here ndjekësve të saj mundësinë që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Ami ka gjetur pak kohë për të biseduar me ndjekësit e saj.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur moderatoren: “Jeta e luksit që ke atë bën të lumtur?”

Ami është përgjigjur duke shprehur se sipas saj lumturia nuk vjen nga paraja, ndërsa shton se: “Si fillim e dashur e sigurt se lumturia nuk vjen nga luksi por vjen së brendshmi dhe pastaj shfaqet dhe jashtë, nuk mendoj se unë bëj një jetë luksi por jetën që bëj e pëlqej shumë dhe mendoj se e kam të merituar dhe kam punuar.”





Por pyetjet e luksit dhe pasurisë nuk u mbyllën me kaq, një tjetër ndjekës shkruan: “A kanë probleme njerëzit e pasur si ju, apo çdo gjë shkon vaj?” Në përgjigjen e saj Ami thotë se “jeta vaj” është ajo e rrjeteve sociale, ndërsa sa i përket njerëzve të pasur, ajo u shpreh se ata kanë rrezikuar dhe punuar për ta arritur.

“Kjo jeta vaj në fakt është jeta e Instagramit që unë pak fare e besoj, njerëzit e pasur që kanë vënë pasuri janë ata që kanë rrezikuar dhe punuar më shumë dhe bravo iu qoftë që bëjnë atë jetë që bëjnë”- shprehet Ami.

Ajo prej vitesh është larg televizionit duke u përqëndruar te biznesi, ndonëse shpesh ka thënë se ekziston mundësia që të rikthehet deri tani nuk ka zbuluar asnjë plan konkret.

Po ashtu, edhe bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi, i cili gjatë kësaj periudhe i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision./Panprama/