Home Uncategorized Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për semundjen, Ledri Vula jep...

Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për semundjen, Ledri Vula jep mesazhin e bukur. Por, çfarë është sëmundja nga e cila vuan reperi?





Me siguri përmes fotove të fundit të Ledri Vulës, keni parë dorën e tij nëse me vete keni pyetur “çfarë i ka ndodhur lëkurës së tij”, përgjigja është- Vitiligo.

Pasi partnerja e tij, Sara Hoxha, e riktheu në vëmendje , tani reperi ka dashur vet të japë një mesazh të rëndësishëm lidhur me sëmundjen e tij të lëkurës.

Ai ka publikuar një foto të dorës së tij duke nxjerrë në pah shenjat teksa ka shkruar: “Buzëqesh”.

Reperi, i cili ka një numër të madh ndjekësish të rinj, nuk e ka fshehur ndonjëherë sëmundjen e tij duke shërbyer si një shembull edhe për të tjerët që mund të kenë të njëjtin ‘problem’.





Për ata që nuk e dinë Vitiligo-është një lloj sëmundjeje që shkakton humbjen e pjesshme të ngjyrës së lëkurës. Pjesët që humbasin ngjyrën e trupit përgjithësisht zmadhohen me kalimin e kohës.

Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo zonë të trupit./Panorama/