Home Uncategorized Lekaj – Vetëvendosjes: Kur thotë baba po, krejt ju po thoni po...

Lekaj – Vetëvendosjes: Kur thotë baba po, krejt ju po thoni po – jeta është më e gjatë sesa një kryeministër





Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë pro ndryshimit të Ligjit për Skema Pensionale, raporton Gazeta Sinjali.

Lekaj ka kritikuar deputetët që përbëjnë shumicën parlamentare, se po veprojnë ashtu siç po thotë kryeministri i vendit, Albin Kurti, e që është edhe kryetar i VV-së.

“Të bëjmë ndryshimin e këtij neni dhe kurdo që vijnë reformat në këtë kuvend për skemat pensionale ne do të veprojmë drejtë. Ju veproni politikisht, ku është humaniteti juaj, sa jeni social në këtë drejtim.

Ju lutem mos mendoni vetëm në atë subjektin politik që vetëm që ka ardhur nga një grup tjetër ju tani i thoni jo. Por hajdeni t’i pyesim krejt deputetët këtu. Mund t’i thoni po kësaj nisme por kur po thotë baba jo, krejt ju po thoni jo, pse more ashtu, moni more se jeta është më e gjatë sesa një kryeministër”, është shprehur Lekaj.