Home Uncategorized Ja kush janë meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt

Ja kush janë meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt





Brad Pitt konsiderohet një prej meshkujve më të pashëm të Hollywood-it, ai është gjithmonë aty kur bëhet fjalë për listën e meshkujve më të pëlqyer dhe si i tillë di edhe të zgjedh burrat e tjerë të pashëm.

Prandaj ‘’Vogue’’ i ka kërkuar atij të thotë emrat e burrave që sipas tij janë më të pashëm dhe seksi në botë dhe padyshim ai ka zgjedhur dy aktorë.

Emri i parë që ka dhënë është ai i Paul Newman.





“Në botën e aktrimit, që është puna ime ditore, do të thoja Paul Newman, i pashëm, u plak me shumë hijeshi dhe sic e dini ka qenë një njeri shumë special, zemërmirë, i dashur, i sinqertë.” – tha Pitt.

Më pas ai shtoi edhe emrin e George Clooney.

“Do zgjedh George Cloone-n sepse pse jo, se zakonisht ai e le emrin tim jashtë dhe unë të tijin nuk e them, por kësaj radhe po bëj ndryshe, George, kjo është për ty.”-u shpreh aktori.