Home Uncategorized Shuhet kureshtja, Sarah flet për herë të parë për Einxhel

Shuhet kureshtja, Sarah flet për herë të parë për Einxhel





Kanë partnerët shokë të ngushtë por vet nuk janë parë më bashkë që nga dalja e shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Bëhet fjalë për Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira, për të cilat u përfol se nuk flasin me njëra-tjetrën, dyshimet i shtoi edhe fakti se Sarah nuk u pa baby shower-in e Einxhel dhe Dagz dhe PM ishte i vetëm në festë.

E ftuar në “Goca dhe Gra” blogerja e njohur foli për herë të parë për raportet me Einxhel duke thënë se ato janë normale duke treguar se çfarë po e bezdis.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë, mes nesh nuk ka krisje prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër, ose pjesa e shtatzënisë.





Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra, me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë.

Është marrëdhënie shumë normale, nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”– tha Sarah.