Home Uncategorized Po martohet, ky është kushti interesant i Armines për dasmorët në dasmën...

Po martohet, ky është kushti interesant i Armines për dasmorët në dasmën e saj





Armina Mevlani do t’i japë fund beqarisë këtë fund shtatori dhe datën e ka bërë publike sot në “Goca dhe gra”.

Në fund të puntatës, Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.


Dasma do të mbahet të dielën. Ishte Dalina ajo që e zbuloi duke u shprehur: “Çfarë kemi ne të dielën” dhe Armina tregoi se do të mbajë dasmën e shumëpritur.

Ndërkohë vajzat në studio nuk kursyen komentet plot humor, Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.





“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes.

Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina./Xing/