Home Uncategorized Pas një zënke në trafik, një person e ndjek me kallash pronarin...

Pas një zënke në trafik, një person e ndjek me kallash pronarin e ‘Zone Club’ në Prishtinë





Njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone’ si dhe disa lokaleve tjera të njohura në kryeqytet, Dekorim Sahiti, ditë më parë është përballur me një kërcënim serioz nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një zënke në komunikacion mes Sahitit dhe të dyshuarit, me ç’rast ky i fundit i është vënë mbrapa me veturën e tij duke e ndjekur deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.

I dyshuari atje kishte nxjerrë ar.mën e llojit kallashnikov dhe e kishte kërcënuar Sahitin, i cili u detyrua që rastin ta denoncojë në organet e rendit.





Njësitë policore me të marrë informatën kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Po ashtu Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.