Home Uncategorized Motoja e Abdixhikut në shkollë të mesme: Ai që i thotë vetit...

Motoja e Abdixhikut në shkollë të mesme: Ai që i thotë vetit i mequm është budalla më i madh





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si duket ka qenë kreativ gjatë kohës që ishte nxënës i shkollës së mesme, raporton Gazeta Sinjali.

Në librin e maturantëve, Abdixhiku kishte pohuar se ka hobi notin dhe skijimin, teksa ka shkruar edhe një moto të tij.

“Ai që i thotë vetit i mequm është budalla më i madh”, ka qenë motoja të cilën e ndiqte kryetari i LDK-së në adoleshencë.

Ndryshe, Abdixhiku i është bashkuar LDK-së në vitin 2017, teksa u zgjodh kryetar i saj në vitin 2021.