Home Uncategorized Gruaja në Itali merr 500 mijë euro dëmshpërblim pasi ia ndërruan foshnjën...

Gruaja në Itali merr 500 mijë euro dëmshpërblim pasi ia ndërruan foshnjën në spital 33 vite më parë





Dy foshnja u ndërruan në maternitet 33 vite më parë pasi nuk mbanin byzylykë identifikimi.

Njëra nga gratë ka paditur rajonin e Puglias dhe ka marrë një dëmshpërblim prej rreth 1 milionë eurosh (për t’i ndarë me protagonistët e tjerë të historisë).

Kjo është historia e një 33-vjeçareje nga Canosa e Pulias, e cila do të marrë dëmshpërblim bashkë me familjen e saj të vërtetë (nënën, babanë dhe vëllanë).

Dy vajzat u lindën më 22 qershor 1989 në spitalin e Canosa.





Lorena e Antonela duket se nuk patën të njëjtin fat si në momentet e para të lindjes. Lorena pati një jetë “normale” deri në zbulimin e së vërtetës, ndërsa vajza tjetër Antonela, u braktis në jetimore nga “nëna” e saj me justifikimin se keqtrajtohej nga i ati.

Antonelës, nga ana tjetër, rajoni do t’i paguajë rreth gjysmë milioni.

Zbulimi i identitetit të tyre të vërtetë daton në vitin 2012, duke parë fotot në Facebook dhe duke vënë në dukje ngjashmëritë mes grave që nuk kishin asnjë lidhje. Dyshimet u vërtetuan vitin e ardhshëm me testin e ADN-së që zbuloi se Antonella është vajza e Caterinas dhe Lorena vajza e Loretës.





Vitet kaluan dhe u ngritën dy çështje për dëmshpërblim. Njëra kaloi në Gjykatën e Barit dhe tjetra para gjyqtarëve të Tranit, të cilët dhanë dënimin.

Nga rindërtimi i fakteve është e besueshme, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se dy vajzat e porsalindura janë shkëmbyer në djepet e spitalit, menjëherë pas lindjes.