Home Uncategorized Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan sot

Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan sot





Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka realizuar sot një aksion policor në gjithsej 11 lokacione në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar disa materiale në cilësinë e provave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve janë edhe Sami Sinani dhe Gani Berisha, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ata bashkë me Labinot Vitinë, Gëzim Sinanin, Shukri Shabanin, Bajram Gashanin dhe Salih Sinanin, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

E në arrati ndodhet edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ndaluar nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” , “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.