Home Uncategorized Çfarë po ndodh mes Dafinës e Rina Balajt?

Çfarë po ndodh mes Dafinës e Rina Balajt?





Shpesh-herë kemi pasur raste kur yjet e muzikës shqipe kanë bashkuar forcat për të sjellë hite të mëdha.

Edhe këtë vit, tregu muzikor shqiptar u pasura me këngë të cilat shumica prej tyre u sollën në bashkëpunim, por, duket që edhe një hit tjetër pritet te pushtoj tregun muzikor.

Indeksonline ka hulumtuar në profilin e dy artistëve ku shihet se në llogaritë zyrtare tek të dyja kanë fotografi të përbashkët me misin, Trejsi Sejdini, (e cila mund të jetë pjesë e klipit të tyre).





Gjithashtu, edhe një deklaratë e Rinës në një televizion, bëri të mendohet se bashkëpunimi mund të jetë mes saj dhe Dafinës.

“Jemi duke biseduar për një këngë e cila nuk e di saktë a po bëhet, është me një këngëtare që pëlqehet mjaftë nga publiku, por nuk dua të bëjë publike asgjë sepse është kënga e saj”, kishte thënë Balaj.

Por, sesi është e vërteta e kësaj “rastësie” të bukur, mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/