Home Uncategorized Mësuesja pro VV i futet konspiracioneve: Qarqet qëllimkëqija po organizojnë ofanziva për...

Mësuesja pro VV i futet konspiracioneve: Qarqet qëllimkëqija po organizojnë ofanziva për rrëzimin e qeverisë





Mësuesja e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, Refiqe Hamiti, njëherish edhe përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila para pak kohesh i kërkonte SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj që ta ndaloj grevën, ka shkruar një status në profilin e saj në Facebook, këtë status ajo e titullon “Ogurzi brenda shtetit”

Në këtë postim mësuesja Hamiti bënë një analizë te gjendjes aktuale jo vetëm të vendit por edhe asaj globale, sipas mësueses qeveria Kurti është nën rrezik të rrëzohet, nga siç i quan “qarqet e fikura qëllimkëqija”

Mësuesja shkruan se përpjekja për rrëzimin e Kurtit ka filluar punë tash e tetë muaj.

“Qarqet e fikura qëllimkëqija brenda shtetit tonë po organizojnë tash e 8 muaj ofenziva nxitëse për rrëzimin e Qeverisë Kurti II”, shkruan Hamiti me plotë bindje.





Hamiti shkroi se skenari u organizua nga muaji qershor, i programuar të ndodhë sot (e enjte), mirëpo, deri në këtë orë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër i Kosovës.

“Ogurzi brenda shtetit. Ushtria ruse po pëson disfatë në teren. Rusia po vetdorëzohet ushtarakisht. Serbia po pëson disfatë në Kosovë në realizimin e koncepteve të errëta kundër Qeverisë Kurti .Qarqet e fikura qëllimkëqija brenda shtetit tonë po organizojnë tash e 8 muaj ofenziva nxitëse për rrëzimin e Qeverisë Kurti II.Po mendojnë që të enjten , pra nesër kanë me realizue skenarin e përgaditur nga muaji qershor .Po presin dhe po bëjnë thirrje të mos të dorëzohen.

Autobusi ka ngec keq në gropën e vetkrijuar.. Nusja e kuqe ka ra.Edhe nesër edhe pasnesër bajrakun e keni shtri për toke sepse asnjëherë nuk ka qenë zakonë në sofër ,me vra vllaun. Këtë e kanë bërë veç të pabesët dhe të shiturit.Adios Qeveri!Mirë se erdhe Qeveri” !