Home Uncategorized Ish-konkurentja e Për’puthen nuk fshihet më, publikon foton e parë krah të...

Ish-konkurentja e Për’puthen nuk fshihet më, publikon foton e parë krah të dashurit misterioz





Në fillim një tufë e madhe me trëndafila, së fundmi disa deklarata dhe foto shumë kompromentuese.

Po flasim për Floriana Gjinin, e cila së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, pjesa më e madhe e bisedës së ndjekësve në këtë “intervistë” është rrotulluar rreth një fotoje me fustan nusërie që ish-konkurentja ndau në profilin e saj.

Mes mijëra pyetjeve se është martuar, Ana vendosi ta lërë pezull, duke bërë “ironi” me ndjekësit, në gjë që bëri përshtypje gjithashtu është një foto e saj ku në sfond duket krahu i një djali.

“Ku ka zë s’është pa gjë,”– i përgjigjet Gjini komentit të një ndjekësi, i cili shprehet që jo më kot e ka thërritur zonja Ana.





Nuk dihet ende se kush mund të jetë djali që i ka fituar zemrën ish-konkurentes por me këtë postim ajo la të nënkuptohet se tashmë e ka hedhur pas krahëve historinë e saj me Brunon dhe ka nisur një romancë të re./Panorama/