Home Uncategorized “Do të largohem nga rrjetet sociale”/ Noizy bën lajmërimin e papritur, ja...

“Do të largohem nga rrjetet sociale”/ Noizy bën lajmërimin e papritur, ja arsyeja e fortë që e detyroi reperin të marrë këtë vendim

Reperi i njohur Rigels Rajku ose ndryshe Noizy, ka vendosur të largohet përkohësisht nga rrjetet sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi ku me anë të një postimi në InstaStory ka treguar për ndjekësit e tij se i duhet të qëndrojë një javë larg rrjeteve sociale dhe kjo për faktin se i duhet të përfundojë albumin e shumëpritur ‘Alpha’.





“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin ‘Alpha’”– tregoi reperi.

Kujtojmë se Noizy bëri një zhurmë të madhe me organizimin e koncertit gjigand ‘Alpha Show’ të cilin e mbajti në zemër të Tiranës, ku krahë tij performuan artistat më në zë të Shqipërisë, Italisë, Gjermanisë dhe Anglisë.

Ai e mbajti premtimin duke dhuruar një super spektakël për fansat e tij dhe ka vendosur që koncertin ta kthej në një traditë të përvitshme në kryeqytet dhe jo vetëm, gjithashtu dhe në Kosovë dhe Maqedoni./Panorama/