Home Uncategorized Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Klinë, ishte...

Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Klinë, ishte në lidhje dashurie me të





Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast tjetër të dhu.nimit, ku edhe kësaj here viktimë është një e mitur, 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një 22-vjeçar në Klinë. Ajo fillimisht është raportuar e zhdukur, e më pas u gjet, kur edhe u kuptua se ka kryer marrëdhënie se.ks.uale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Por kush është personi që u ndalua për 48 orë, nën dyshimet se ka keqtrajtuar sek..suali.sht vajzën e mitur?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu që u arrestua në lidhje me këtë rast është Fabian Shabani, i cili tashmë është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, shkruan Sinjali.

Rasti është cilësuar si dhunim për shkak të moshës, pasi sipas informacioneve të para nuk ka pasur përdorim të forcës apo ndonjë forme të detyrimit





Vajza u raportua fillimisht e zhdukur, më pas u zbulua se ishte dhun.uar

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi vajza u zhduk nga shtëpia, në orët e para të së dielës dhe u raportua në Polici nga babai i saj. Ky i fundit, ndonëse kërkoi ndihmë nga Policia, e gjeti vet vajzën, por të dh.un.uar.

E mitura u gjet afër shtëpisë së saj, në orët e mëngjesit dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ku më pas zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes, për të marrë një deklaratë nga vajza.

Bazuar në rrëfimin e saj, është kuptuar se ajo ka kryer marrëdhënie se.ks.ual.e me të dyshuarin, me të cilin ishte në lidhje dashurie tash e sa kohë. Pasi u ngritën dyshimet se e njëjta është dhu.nuar, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin.





I dyshuari është identifikuar dhe më pas u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Dhu.nimi”.