Home Uncategorized Ky është zyrtari policor i suspenduar, dyshohet se e kërcënoi bariun në...

Ky është zyrtari policor i suspenduar, dyshohet se e kërcënoi bariun në Fushë Kosovë





Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Ai dyshohet se e ka kërcënuar një bari në Fushë Kosovë, të shtunën, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për zyrtarin policor Albert Zogiani, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet.

Edhe nga IPK e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë që të zbardhet rrethanat e ngjarjes.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes. Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes.





Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.