Home Uncategorized Tomë Gashi poston një deklaratë të Kurti: Ata që vinë në Vetëvendosje,...

Tomë Gashi poston një deklaratë të Kurti: Ata që vinë në Vetëvendosje, asnjëherë mos ta llogarisin se aty do pasurohen





Avokati Tomë Gashi, i cili është edhe mbështetës i partisë në pushtet, ka postuar një deklaratë të kryeministrit Kurti, të cilën ky i fundit e ka thënë dy vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shtroi pyetjen: “E keni ditë para se me ardhë në VETËVENDOSJE! Apo e kuptuat me vonesë?”, duke vendosur edhe deklaratën e Kurtit:

“Ata që vinë në Vetëvendosje, asnjëherë mos ta llogarisin se aty do pasurohen. Ata që i duan shumë paratë dhe që dëshirojnë të bëhen të pasur le ta provojnë fatin e tyre në biznes por jo duke ardhur në VV, sepse aty je për ti shërbyer popullit e jo për ta vjedhur atë.”





Duket se rikujtimi i kësaj deklaratë u bë mas dorëheqjeve të fundit nga Vetëvendosje.

Kujtojmë se pas fillimit të procesit të zgjedhjeve për kryetarë të qendrave të Vetëvendosjes nëpër komunat e Kosovës filluan dorëheqje nga partia. Deri tani numri më i madh është në komunën e Lipjanit, derisa po raportohet se do të ketë edhe largime tjera.