Home Uncategorized Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë

Fondacioni turk i bënë synet 200 fëmijë për një ditë në Prishtinë





Sot në Prishtinë u mbajt festa e synetisë ku u bënë synet rreth 200 fëmijë.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni Eyüp Sultan në ndërtesën e Shoqatës “Priştine Gerçek”, ku krahas të ftuarve nga Türkiye, morën pjesë familjet e fëmijëve që u bënë synet dhe të ftuar të tjerë.

Koordinatori i Fondacionit Eyüp Sultan, Iskender Yanova, në një deklaratë theksoi se si fondacion, prej 16 vitesh ndodhen pranë popullit të Kosovës me aktivitete të ndryshme.

Festën e synetisë e zhvillojmë prej 3 vitesh dhe kemi planifikuar ta bëjmë atë tradicionale, njoftoi Yanova, duke shtuar: “Urojmë që secili prej tyre të jenë fëmijë të dobishëm për vendin dhe familjet e tyre. Ne i duam kosovarët, ne jemi kosovarë. Unë me origjinë jam nga Prishtina por Allahu ma mundësoi që të bëj këto lloj shërbimesh në vendin tim pas 60 vitesh”.





Më tej Yanova falënderoi edhe kompanitë që kanë ofruar mbështetjen e tyre për festën e synetisë.

Në aktivitet u këndua mevlud për fëmijët e bërë synet, ndërsa rreth 200 fëmijë të ardhur nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe të përkatësive të ndryshme etnike, iu dhuruan veshje të synetisë bashkë me dhurata të ndryshme.