Home Uncategorized Vlera prej rreth 600 euro – Këto janë dhuratat që mori Kryetarja...

Vlera prej rreth 600 euro – Këto janë dhuratat që mori Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për 1 vit





Të paktën tetë dhuarata në vlerën e rreth 600 eurove ka pranuar Kryetarja e Kushtetueses, Gresa Caka Nimani, gjatë një viti nga delegacione të ndryshme.

Që nga qershori i vitit të kaluar kur edhe e ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani, deri me 31 gusht ka pranuar tetë dhurata, kryesisht nga delegacione zyrtare.

Ajo ka pranuar pllaka metalike, pjata dekoruese, stilolaps, çadër, usb, gotë, pikturë, çantë shpine, jelek e shqiponjë të punuar me filigran, shkruan Gazeta Insajderi.





Vlera e përgjithshme e këtyre dhuratave del të jetë rreth 600 euro.

Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e dhuaratave pas kërkesës për Qasje në Dokumentet Publike, në të cilën figurojnë të dhënat specifike siç edhe kërkohet me ligj. Siç janë emrat e personave, datat, dhuratat dhe vlera e tyre.

Vitin e kaluar Gresa Caka Nimani pranoi dhuratat nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, Vitore Tusha dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacareska.





Tjerat i pranoi, nga Drejtori i Akdemisë se Drejtësisë, shefi i EULEX-it, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë edhe nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatiit të Ligjit.


Gazeta Insajderi, ka raportuar edhe për shpenzimet e Kryetares së Gjykatës Kushteteuse gjatë këtij viti. Në total 4 mijë e 775 euro ka shpenzuar Gresa Caka Nimani, nga kjo shumë del se, vetëm për derivate ajo ka harxhuar 1 mijë e 833 euro të taksapaguesve kosovarë.

Kjo zyrtare e lartë e shtetit, për përdorim të telefonit e internetit ka shpenzuar gati 1 mijë euro.

Që nga janari për udhëtime zyrtare jashtë shtetit dhe akomodim, del se kryetarja e Kushtetueses ka shpenzuar shumën prej 578 eurove.

Kryetarja, Caka – Nimani, që në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka marrë pagë vjetore prej 41 mijë e 339 euro, për gjatë këtij viti ka marrë edhe mëditje në shumën prej gati 400 euro.

Përveç shpenzimeve të kryetares Caka Nimani, gazeta ka kërkuar edhe shpenzimet e zëvendësit të saj, Bajram Ljatifi. Si zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese, Ljatifi u zgjodh më 17 shtator 2018.

Ljatifi sipas listës së shpenzimeve, del se ka harxhuar 1 mijë e 483 euro për derivate.

I njëjti gjatë këtij viti ka marrë meditje në shumën prej 330 eurove. Ljatifi ka shpenzuar edhe 249 euro për telefon e internet si dhe 88 euro për dreka zyrtare.

Por sipas listës së siguruar nga Insajderi, ai nuk ka pasur shpenzime për udhëtime e akomodim.

Insajderi, ka raportuar edhe për dhuratat që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti.

Dhurata interesante del se i janë dërguar Kurtit për gjatë një viti nga institucione, përfaqësues amabasadash e qytetarë të ndryshëm.

Në 80 prej formularëve të dhuaratave, figurojnë dhuratat protokollare e të rastit si “Kuran, Syze dielli Ray-Ban, llokuma, CD, këmisha, duksa, qilim e çokolada etj”.

Bazuar në formularët që ka siguruar Gazeta Insajderi, Kryeministri Albin Kurti që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe e ka marrë mandatin, deri në mars të këtij viti ka pranuar gati 100 dhurata. Prej të cilave 44 dhurata janë protokollare dhe 54 dhurata të rastit.

Por në asnjërin prej formualarëve nuk figuron vlera e dhuratave në euro, sic shkruan në formualarët e kryetarës së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani e që kërkohet me ligj, shkruan Insajderi.