Home Uncategorized Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II

Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II





Mbretëresha Queen Elizabeth II, është ndarë sot nga jeta, në moshën 96-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Pas shtrimit në spital, Familja Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se Mbretëresha ka vdekur këtë pasdite.

Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet komode dhe në Balmoral”, thuhej në një deklaratë nga Buckingham Palace.