Home Uncategorized Dëshmia e avokates: 86-vjeçari e la shtatzënë 13-vjeçaren

Dëshmia e avokates: 86-vjeçari e la shtatzënë 13-vjeçaren





Saranda Keqekolla, ish-mbrojtëse e viktimave, ka thënë se nëse një vajzë shkon te psikologu i shkollës dhe flet për rast abuz.imi apo dhunimi, rrezikon t’i zbulohet identiteti.

Ajo potencoi se në rastin ku një prind rrëfen tentim-dhunimin ndaj vajzës së tij të mitur, një muaj parabur.gim është pak.

“Në rastin konkret shoh shumë mungesa të funksionimit, së pari ruajtjen e identitetit të vajzës, nëse një vajzë shkon çdo ditë te psikologu i shkollës, automatikisht do zbulohet identiteti i saj edhe ajo ka me u përball me bullizëm dhe vështirësi të tjera”, tha Keqekolla, në emisionin “Kallxo Përnime”.





“Arsyeja kryesore pse një personi të dyshimtë i caktohet parabur.gimi është dyshimi i bazuar se e ka kryer veprën penale, rreziku i përsëritjes së veprës dhe rrez.iku në ndikim të hetimeve’- shtoi ajo.

Sipas saj, në rastin konkret si dhunim në tentativë, është pak shokuese sepse në rastin ku janë vepra ndaj të miturit por, edhe nëse viktima është e moshës madhore, një muaj paraburgim është shumë pak.

Ajo shtoi se sa ka qenë pjesë e Prokurorisë së Shtetit, palës së dëmtuar nuk i është dërguar vendimi nëse i dyshuari është liruar nga parabu.rgim.i.

“Sa kam qenë pjesë e Prokurorisë së Shtetit, si mbrojtëse e viktimave as neve Prokuroria e Gjykata nuk na kanë dërguar vendim nëse janë liruar të dyshuarit, është një anomali që palës së dëmtuar nuk i dërgohet vendimi nëse i është ndërprerë paraburgimi të dyshimtit dhe kjo do duhej bërë, viktima të jetë e njoftuar”, shtoi ajo.





Keqekolla madje rrëfeu edhe një rast përdhunimi ku e mitura kishte ngelur shtatzënë.

“Në praktikën time kam mbrojtur raste shumë të rënda, ka qenë një rast kur një 13 vjeçare është dhunuar nga fqinji 86 vjeç, vajza ka mbetë shtatëzënë dhe e kanë detyru me abortu në muajin e katërt. Pas analizës së fetusit ka dal që babai biologjik ka qenë 86 vjeçari i cili është dënu me 6 vite burg, pas tre viteve në vuajtje të dënimit, i njëjti ka vde.kur”, potencoi Keqekolla.

“Për këtë viktimë kam realizuar edhe kompensim nga fondi për kompensim të viktimave të krimit dhe kam bërë padi për kompensim dëmi në procedurë civile me propozim për masë të sigurisë sepse kam qenë e vetëdijshme që plaku ka qenë 86 vjeç dhe në momentin që vd.es pasuria do trashëgohet tek fëmijët e tij. Masa e sigurisë më është refuzuar nga gjykata”, deklaroi me tej ajo.