Home Uncategorized Raporti i SHKK-së: 20 veta iu vërsulën Ekrem Rexhepit, ndërhynë gardianët për...

Raporti i SHKK-së: 20 veta iu vërsulën Ekrem Rexhepit, ndërhynë gardianët për ta shpëtuar





Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mohuar se i bu.rgosu.ri për rastin e dhun.imit të 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi është su.lm.uar në qendrën e parabur.gimit. Por, ndryshe thuhet në një dokument intern të këtij institucioni.

Sipas raportit zyrtar, 20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rra.hur dhe është dashur ndërhyrja e gardianëve për ta shpëtuar atë. Raporti informon se gardianët kanë larguar me shpejtësi Rexhepin nga shëtitorja për në qelinë e tij.

Të parabur.gos.urit kanë deklaruar se nuk duan ta shohin duke shëtitur me ta, për shkak të veprës penale, që po dyshohet se e ka kryer, dhu.nim i të miturës.

“Të gjithë të parabu.rgos.urit që gjendeshin në shëtitjen, gjithsej 20 të paraburgosur kanë tentuar të njëjtin ta sul.moj.në fizikisht dhe falë ndërhyrjes së shpejt të stafit i njëjti është tërhequr nga shëtitorja dhe kthyer në dhomë”, thuhet në raport, raporton Insajderi.





“Arsyetimet e të parabur.gos.urve ishin se personin (Ekrem Rexhepin) nuk e dëshirojnë në shëtitje duke përmendur veprën që akuzohet, poashtu sipas informatave konfidente që posedojmë, se i paraburgosuri, Ekrem Rexhepi është i pa dëshiruar nga të gjithë të parabu.r.gos. urit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e SHKK-së.

“Bazuar në të cekurat më lartë, kërkojë që i parab.urgo.suri të transferohet në ndonjë qendër tjetër për shkaqe sigurie dhe të vet të parabur.gosurit në fjalë”, theksohet në fund të kërkesës.

Kërkesë për ndryshimin e qendrës së paraburgimit nga Prishtina i është dërguar Haki Maxharrajt, drejtorit të qendrës së parabur.gimit në Prishtinë, Sami Halitit, zëvendësdrejtorit dhe Ferat Bytyqit, udhëheqës nga ana e Skënder Sopjanit, mbikëqyrës i Lartë për Siguri.





Ndërkohë, Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.