Home Uncategorized Gazeta italiane: Thaçi lider i pakompromis i UÇK-së, ja çfarë mendonte për...

Gazeta italiane: Thaçi lider i pakompromis i UÇK-së, ja çfarë mendonte për Fehmi Aganin





Zëri i tij vjen nga një pjesë e territorit të Kosovës, përmes një telefoni satelitor. Hashim Thaçi, 32-vjeç, kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës dhe lider i pakompromis i UÇK-së, që e themeloi atë në 1993-tën, zgjodhi një telefonatë 25-minutëshe që ta ndante me neve. Nacionale sjell intervistën e ish-presidentit për Aganin në përvjetorin e këtij të fundit.

Thaçi, ish-student i degës së historisë në Universitetin e Prishtinës, në fillim të intervistës na tregoi për atë që së voni e ka lënduar më së shumti. “Mas.ak.rat e reja nga serbët. Pastaj edhe vdekja e ish-profesorit tim të vjetër, Fehmi Agani. Një krim që nuk do të mund të ketë efekte negative rreth negociatave që janë në proces.”

Corriere Della Sera:





Autoritetet serbe hedhin akuza mbi UÇK-në që ka dhënë urdhër për vrasjen e Fehmi Aganit?

Hashim Thaçi:

Sipas informatave tona, profesori im i gjorë Agani ishte peng i policisë serbe. Skenarin e tyre e njohim mirë: na akuzojnë neve për vrasje, sepse dëshirojnë ta polarizojnë skenën tonë politike, duke krijuar ndasi dhe qëllimi është të na izolojnë.