Home Uncategorized Poston imazhet me këmishë të hapur, fansat ‘ironizojn’ Shkëndije Mujajn: Zanati i...

Poston imazhet me këmishë të hapur, fansat ‘ironizojn’ Shkëndije Mujajn: Zanati i vjetër nuk harrohet





Kur është shfaqur fillimin në ekran, ajo u paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, madje për vite me radhë realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore.

Është fjala për Shkëndije Mujajn, e cila kohët e fundit ka vendosur që të mbulohet, e jo vetëm kaq, pasi ajo mori edhe vendimin që të largohej nga muzika, të paktën me stilin që kishte.

Shkëndija është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme me stilin e saj më të ri, së fundmi, ajo ka bërë që postimet e saj të komentohen shumë nga fansat.

Në pozat e fundit, ajo shfaqet e veshur me një fund të gjatë dhe një këmishë të bardhë, e cila është mjaft e hapur.





E pikërisht kjo ka bërë që ndjekësit t’i komentojnë gjatë veshjen, komentuesit e kryqëzuan duke i thënë se nuk shkon zveshja me shaminë, por mesa duket nuk e kanë vërejtur një detaj tjetër.

Shkëndija nuk është zbuluar, pasi disa ndjekës mendojnë se poshtë këmishës ka një bluzë, shihni foton dhe komentojeni!