Home Uncategorized Ja çfarë fitoi i dashuri i Bebe Rexhes

Ja çfarë fitoi i dashuri i Bebe Rexhes





Është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, “Creative Arts Emmy Awards 2022”.

Mes shumë producentëve, drejtorëve të fotografisë e prodhuesve televizivë, i shpërblyer me çmim nga kjo mbrëmje ka dalë edhe i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, Keyan Safyari.

Keyan Safyari është drejtor i fotografisë me famë ndërkombëtare dhe pronar i produksionit ‘Moving Images Entertainment’.

Ai ka fituar çmimin për “Drejtimin teknik më të shquar për kamerë dhe kontroll fotografie”, në “Creative Arts Emmy Awards 2022” për kinematografinë e tij në shfaqjen “Adele: One night Only”.





I lumtur për çmimin, Safyari shkroi në Instagram: Fitova një çmim Emmy sonte dhe ishte më se i merituar për një spektakël fantastik që u përball me një mori sfidash Urime të gjithë ekipit.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u kujdes për një dedikim në InstaStory, duke uruar të dashurin e saj për këtë çmim të madh.

“Urime për dashurinë time, Keyan Safyari që fitoi një çmim Emmy për këtë spektakël fantastik”, shkroi 33-vjeçarja në InstaStory.

Kujtojmë që lidhje e Bebe Rexhës me drejtorin e fotografisë u bë publike në verën e vitit 2020.