Home Uncategorized Qeveria mban mbledhje elektronike, merr një vendim

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr një vendim





Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit në një komunikatë dërguar mediave.

“Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të”, njofton ZKM-ja.

“Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera”, përfundon njoftimi.