Home Uncategorized DiCaprio nuk humb kohë, gjen partneren e re që përmbush “rregullin” e...

DiCaprio nuk humb kohë, gjen partneren e re që përmbush “rregullin” e tij të famshëm





Leonardo DiCaprio nuk ka humbur kohë dhe duket se ka gjetur dashurinë e re.

Vetëm pak ditë pasi u bë publike ndarja me modelen Camila Morrone, aktori hollivudian është parë nën shoqërinë e një tjetër bukurosheje.

Bëhet fjalë për modelen ukrainase Maria Beregova, me të cilën është parë së fundmi.

47 vjeçari ka një “rregull” dhe këtë e ka zbatuar sërish, edashura e tij nuk duhet të jetë më e madhe se 25 vjeç, modelja ukrainase, me të cilën thuhet se është lidhur, është vetëm 22 vjeç, aktori me famë botërore dhe modelja u fotografuan duke festuar së bashku në St. Tropez gjatë verës.





Beregova ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç.

Ky i fundit drejton një shtëpi mode në Monako, ndërsa është nipi i ish-ministrit të Brendshëm në Libi, Beregova u rrit në Zvicër, ndërsa aktualisht jeton në Londër.