Home Uncategorized “Robert Berisha 44 vjet lejohet me shajtë në TV, Donzi arresohet”, Klan...

“Robert Berisha 44 vjet lejohet me shajtë në TV, Donzi arresohet”, Klan Kosova denoncon në Polici reperin Fero





Gajtë javës së kaluar televizioni Klan Kosova ka publikuar disa video të 19 vjeçarit nga Gjilani, Erdon Muratit i njohur si Donzi në rrjetin social TikTok.

Pas këtyre raportimeve nga ana e televizionit, Donzi u arrestua. I riu nga Gjilani ra në pranga si i dyshuar për përdorim të fjalorit degradues ndaj vajzave të mitura në rrjetin social TikTok.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti, përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura me të cilat ka përdorur fjalor që i ka nxitur se.ksua.lisht.






Arrestimi tij ka ngjallur reagime të mëdha nga shoqëria e Donzit por edhe nga fytyrat publike. Reperi i njohur nga Gjilani, Fero reagoi për rastin në fjalë.

Feronit Shabani ka reaguar i revoltuar në një video ‘live’ që tashmë është shpërndarë në TikTok.

Fero ka bërë një krahasim mes gjuhës që përdori miku i tij me atë të Robert Berishës dhe Milaim Zekës, për të cilët tha se përveç që janë më në moshë ata këtë fjalorë e përdorin në televizione.

Reperi ka përfunduar reagimin e tij duke thënë se sipas tij në Kosovë nuk ka shtet e as drejtësi.





“Donzi, 19-vjet, Robert Berisha, 44-vjet, Milaim Zeka, ma shumë sesa 44-vjet, Milaimi edhe Roberti shajnë në televizion, nuk shajnë nëpër aplikacione. Donzi shan në aplikacione që janë 18+. Plus, Milaim Zeka edhe Robert Berisha shajnë më shumë sesa Donzi, por kurrkush nuk merret me ta. Këtu nuk kemi shtet dhe drejtësi”, shprehet Fero.

Pas kësaj video, thirrja e Feros u dëgjua nga përkrahësit e tij. Ata i kanë bërë report faqes në FB dhe kanalit në Youtube, duke arritur që të fshijnë materialet e publikuara kundër Donzit.

Televizioni Klan Kosova ka raportuar në polici se një grup personash, përfshirë edhe një figurë nga estrada, kanë provuar të bllokojnë faqet zyrtare të televizionit Klan Kosova në rrjetet sociale.

Rasti i mobilizimit për pengim të punës së televizionit, i cili është paraqitur edhe në polici, ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, pak orë pas arrestimit të Donzit në Gjilan, për të cilin Klan Kosova raportoi se zhvillonte biseda të palejuara me vajza të mitura në një platformë interneti të dedikuar për të rriturit.

Raporti i policisë:

NDËRHYRJE NË SISTEME KOMPJUTERIKE

Prishtinë 02.09.2022-01:50. Përfaqësues të Klan Kosovës të shoqëruar nga zyrtari ligjor ligjor i KLAN-it, kanë njoftuar se pas raportimit të një rasti nga mediumi i tyre për një person nga Gjilani dhe pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, ka pasur mobilizim të përkrahësve të të dyshuarit për bllokim të faqeve zyrtare të TV- Klan Kosova. Rasti në procedurë hetimore.