Home Uncategorized Cristiano Ronaldo fle pesë herë në ditë

Cristiano Ronaldo fle pesë herë në ditë





Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i përkushtuar çmendurisht ndaj zanatit të tij dhe është një nga më të mirët në botë.

Nick Littlehales punoi me Cristiano Ronaldon gjatë kohës së tij në Real Madrid dhe ai ka dhënë detaje rreth jetës personale të yllit portugez, shkruan sportbible.com, transmeton klankosova.tv

Littlehales tregoi se Ronaldo fle në pozicionin e fetusit dhe është i fiksuar pas përfitimeve margjinale kur bëhet fjalë për performancën personale.

Ai shpjegoi: “Kushdo që ka punuar ndonjëherë me Ronaldon e di se nëse keni një diskutim në cep të dhomës, ai do të vijë dhe do të pyesë se për çfarë po flisni.





“Unë u ftova në Real Madrid kur Carlo Ancelotti u bë trajner [në vitin 2013]. Isha duke qëndruar në buzë të fushës stërvitore, duke folur me stafin e Madridit, kur Ronaldo ndërhyri”.

“Ai ishte stërvitur gjatë gjithë ditës dhe ishte e pritshme që ai të vraponte drejt e në dhomën e zhveshjes për të bërë dush, por ai pyeti se çfarë po diskutonim”.

“Ai ishte i interesuar për atë që po përpiqesha të bëja, sepse si sportist ka investuar gjithmonë tek vetja”.

Littlehales po ashtu ka treguar një detaj interesant rreth jetës personale të yllit 37 vjeçar. Sipas tij, Ronaldo fle ose dremitet pesë herë në ditë.