Home Uncategorized Në këtë plazh, burrat shkojnë djathtas dhe gratë majtas

Në këtë plazh, burrat shkojnë djathtas dhe gratë majtas





Të kishte shkuar ndonjëherë në mendje që në Europë ekziston një plazh ku gratë dhe burrat shijojnë detin të ndarë në bazë të gjinisë? Epo…ndodhet në Trieste, në verilindje të Italisë dhe quhet “El Pedocin”.

I njohur pikërisht për këtë ndarje, e cila është rezultat i një tradite të hershme, Pedocin vijon ende të jetë i preferuar nga të gjithë.

Gjithsesi, duhet ta dini, për këtë ndarje, kanë votuar vetë banorët vendas në një referendum në vitin 1943. Ata votuan që po, të vijonte ekzistenca e kësaj ndarjeje, në mënyrë që njerëzit të ishin komplet të lirë dhe të shijonin detin rehat, me ose pa rroba banjo. Gratë flasin për tematika të cilat burrave nga një vesh u hyjnë dhe nga tjetri u dalin, sigurisht edhe e anasjellta.