Home Uncategorized Mërgimtari i martuar me gjermane: Unë me shqiptare s’muj me rrnu

Mërgimtari i martuar me gjermane: Unë me shqiptare s’muj me rrnu





Rasim Avdyli, tashmë emër i njohur për videot e tij në TikToK, i cili madje është duke u pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë në këtë rrjet social.

48-vjeçari njihet për videot e tij me gruan e tij gjermane dhe dashurinë që ka për të. Ai ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, për të cilën thotë se ia ka ndryshuar jetën.

Avdyli shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë. Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës.

Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë.





“Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.

Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë e mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe.