Home Uncategorized Ariana Musliu-Shoshi: Kryeministër, diasporēn ti e sheh veç si votë dhe monedhë

Ariana Musliu-Shoshi: Kryeministër, diasporēn ti e sheh veç si votë dhe monedhë





Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur ofertën e bërë mbrëmë për diasporën nga kryeministri Kurti si të kotë dhe boshe.

Deputetja e PDK-së e ka akuzuar Kurtin se diasporën po e shfrytëzon vetëm si votë dhe si monedhë.

“Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlenë diaspora për ty?
Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diaporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme.

Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës.

Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.