Home Uncategorized Mos ndoshta Einxhel pret binjakë?

Mos ndoshta Einxhel pret binjakë?





Si shoqëri, shpesh japim mendime edhe të pakërkuara.

Në grupin e personave që ndeshen me këtë realitet janë edhe gratë shtatzëna, në lëkurën e saj, një gjë të tillë po e përjeton edhe prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira që është rreth muajit të gjashtë të pritjës së ëmbël, në Twitter, ajo ka ndarë eksperiencën e saj në thuajse çdo hap që bën jashtë.

“Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun.

A-Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë.





Dy hapa më tutje takon një tjetër.

B-Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku Mirë, një gjë është e sigurt deri tani që me këtë barkë do bëj o djalë o vajzë” – shprehet Einxhel.

Një nga fansat i ka propozuar që t’iu thotë që ka dy, edhe djalë edhe vajzë.

“Si dihet” – është shprehur Einxhel duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë binjakë.

Kutjojmë se në rrjete sociale, ditë më parë, Einxhel tregoi se i vetmi person që e di gjininë e bebes është motra e Dagzit, Aurora.

Sekretin e ka ruajtur edhe nga vetja, deri në ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebit pas disa javëve.