Home Uncategorized Pas ndarjes nga Afrona Dika, Blero sjell këngën për tradhtinë

Pas ndarjes nga Afrona Dika, Blero sjell këngën për tradhtinë





Blero ka publikuar këngën e re.

Këngëtari ka bashkuar forcat me Arbanna për projektin që quhet “Amore”.

Kënga flet për një lidhje që nuk ekziston më dhe për tradhtinë.

Kjo këngë vjen në një kohë kur Blero thuhet se i ka dhënë fund martesës me Afrona Dikën.





“Iku dhe nuk u kthye më, e mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet, i dha vulën vetmisë.

Iku dhe më mori, gjysmën time më të mirë.

Ajo më nuk kthehet, është simbol i tradhtisë.

Sa shumë e kam dasht, si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalen këto lot.”, këndon Blero.





Ata kanë fshirë postimet e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Për më tepër, gjatë këtyre ditëve të fundit, kanë përcjellë disa mesazhe ndaj njëri-tjetrit.

Një thënie që publikoi modelja, solli reagimin e këngëtarit nga Kosova.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh.

Jeta të përul aq shumë.

Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, shkroi modelja.

Pas këtij postimi, erdhi dhe një reagim nga Blero ku fliste për mosmirënjohjen.

“Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”

Degjo kengen: