Home Uncategorized Ja si ndryshoi jeta e kësaj gruaje duke ecur 1.6 kilometra në...

Ja si ndryshoi jeta e kësaj gruaje duke ecur 1.6 kilometra në ditë





Çdo vit, Christie Pham dhe familja e saj bënin foto së bashku gjatë pushimeve të tyre në plazh. Por ajo donte që të dukej ndryshe në këto foto. Kështu, më 1 prill, Christie e sfidoi veten të ecë një milje çdo ditë për 100 ditë në lagjen e saj në Pittsburgh, Pennsylvania.

Nuk ishte vetëm pamja e saj që e motivoi të bënte një ndryshim. “Prillin e kaluar, pata një aventurë të frikshme. Përfundova në spital me disa probleme me presionin e gjakut. Kështu fillova të eci nëpër lagjen time, sepse e dija që nëse do të kisha një problem me zemrën, një nga fqinjët e mi do të më shihte.

Isha shumë e frikësuar. Isha shumë e shqetësuar për shëndetin tim”, tha ajo. Ecja gjithashtu i dha asaj një mënyrë për t’u marrë me traumën. Pas një shtatzënie të papritur e pasuar nga një abort tre vjet më parë, ajo e gjeti veten në depresion të thellë.





Si pjesë e trajtimit të saj, këshilltari i saj i sugjeroi të ecte. “Ecja ju ndihmon të çlironi traumën. Njerëzit e nënvlerësojnë se sa shumë ky ushtrim i vogël ndryshon humorin. Me këto ndryshime, ndihem sikur jam kthyer në Christyn që mbaj mend përpara traumës së abortit“, tha ajo.

Pham ka humbur 16 kg, por ajo është më e emocionuar për fitoret që nuk kanë lidhje me imazhin e saj, që kanë të bëjnë me shëndetin. “Ndihem sikur kam rilindur. Kam shumë më pak stres. Unë kam reduktuar seancat e mia të terapisë dhe kam më shumë energji.

Ngrihem dhe vesh menjëherë atletet për të shkuar në shëtitje. Kjo është gjëja e parë që bëj”.Dhe burri i saj i ka vënë re ndryshimet tek ajo. “Ai tha “Kam kthyer gruan time të vjetër”, dhe kjo ishte e mrekullueshme për t’u dëgjuar. Ai sheh vetëvlerësimin dhe energjinë e asaj që isha kur u martua me mua 15 vjet më parë.” /abcnews.al